Mbesa e Heroit të Popullit “masakron” Spiropalin: E bëre fytyrën letër higjenike
Ish-deputetja e LSI, Silva Caka, mbesë e heroit të popullit Estref Caka, ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres Elisa Spiropali, e cila fyeu kujtimet e heronjve të atdheut.
Ja çfarë shkruan Silva Caka në facebook:
Si pjesë e familjes së Estref Cakës, Hero i Popullit, i cili e dha jetën në moshën 19 vjeçare, ditën e çlirimit të Tiranës, jam ndjerë tepër e fyer nga kjo idiote që mohon sakrificat dhe jetët e humbura të familjeve shqiptare, për të jetuar të lirë.
Nuk ka nga t’a dijë kjo çfarë është sakrifica, se kjo sakrifikon vetëm për milionat e eurove në Doganë, madje e bën fytyrën letër higjienike, se lugën e çorbës së prishur do t’a vjellë gjithë jetën!
Çdo familje heroi dhe veterani, kryesisht ata të majtë e socialistë të vërtetë, duhet t’a kujtojë mirë këtë deklaratë, këtë injorante që për 5 votat e Edi Ramës, fyen kujtimet dhe vuajtjet e tyre.