Mbështetësit e Berishës marrin zyrat e PD në Korçë, aty ku Salianji është drejtues politik
Mbështetësit e Sali Berishës kanë marrë zyrat e degës së Partisë Demokratike. Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, deputetja aktuale Sorina Koti si dhe Edit Harxhi, që së bashku me shumë mbështetës, hyrë pa dhunë brenda zyrave të kësaj dege.
Ristani ka bërë me dije se godina është marrë me një kontratë nga pronarët, godinë të cilën gjithnjë, sipas tij do ta mbajnë për një kohë të gjatë.
Ai theksoi se do të marrin pjesë në zgjedhje pa treguar hollësi nëse do të jenë nën siglën e PD-së ose të një partie tjetër të djathtë. Nga ana tjetër, Ristani ka bërë me dije se në zgjedhjet e pjesshme lokale do të jetë në koalicion me LSI-në si dhe forca të tjera.