Mbështetësit e Berishës mblidhen tek vendi

Mbështetës të Sali Berishës janë mbledhur këtë mbrëmje poshtë pallatit të tij në rrugën ”Mustafa Matohiti” në Tiranë. Ata kundërshtojnë masën e sigurisë të dhënë nga GJKKO për Berishën, ndërsa më herët janë shprehur se këto mbledhje janë në solidarizim me ish-kryeministrin. Sali Berisha i cili ndodhet në masën e ”arrestit në shtëpi”, prej disa ditësh ka mundur të komunikojë me mbështetësit e tij përmes fjalimeve që ka mbajtur nga dritarja e banesës.

SHKARKO APP