Mbështetësit e Berishës, nesër do të kërkojnë daljen e Bashës nga selia
“Protesta jonë do të jetë paqësore, arma më e fuqishme është vendosmëria për realizimin e qëllimeve tona në mënyre paqësore. S’ka asnjë diskutim që dyert do hapen, ndaj bunkerit përdorën metoda paqësore s’do e gjuajë kush me mjete luftarake”, tha sot Sali Berisha.
Protetsa do të nis nesër në orën 12:00, dhe Lulzim Basha do të jetë brenda godinës me mbështetësit e tij. Lidershipi demokrat ka marrë masa për çdo skenar.
“Janë duke u bërë punime nga më të ndryshmet, detyra jonë të marrim çdo masë për të shmangur çdo mundësi përplasje mes demokratëve, e vetmja derë e veshur me hekur është dera ku ndodhen panelet elektrike të godinës qendrore të Partisë Demokratike“, tha Bardhi.
Deklaratat e bëra pak orë para protestës, paralajmërojnë zhvillime të paparashikueshme në shtëpinë e demokratëve. Media nuk lejohet të futet brenda selisë, ndaj zyra e shtypit u kujdes të shpërndante mesazhin e Lulzim Bashës për demokratët.