Mbështetësit e PDIU i bashkohen protestës
Pak minuta më parë ka nisur protesta e shtatë kombëtare e opozitës së Bashkuara para kryeministrisë. Protestës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet të cilët janë nisur nga selia e kësaj të fundit.
Një ditë më parë duke folur për protestën, Basha përsëriti se largimi i kryeministrit Rama është kusht i panegociueshëm. ”Ka një dhe vetëm një mesazh: Bashkohemi për ta shkulur të keqen me rrënjë, bashkohemi në protestën e nesërme në rrugën tonë pa kthim për të mos lejuar më asnjë dramë njerëzore familjare, asnjë shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive tuaja nga një grusht horrash dhe banditësh që nuk janë më as qeveria, as Parlamenti i Shqipërisë, por banda që duhet dhe do ta shporrim me çdo kusht e me çdo çmim”, deklaroi Basha.
KOHA JONË SONDAZH

