Mbështetja masive ndaj Bashës acaron Ramën, kryeministri shthur gjuhën ndaj kreut të PD-së
Kryeministri Edi Rama vijon të shqetësohet nga popullariteti në rritje i përkrahjes së shqiptarëve të kreut të opozitës Lulzim Basha. Nisur nga mbështetja dhe pritja madhështore që korccarët i rezervuan kryedemokratit sot, Rama përpiqet që me çdo kusht të politizojë edhe një proces që duhej ta kishte nisur të paktën 3 muaj më parë, atë vaksinimit, kur Shqipërisë iu ofrua ndihma nga Rusia për furnizimin me dozat e vaksinave të nevojshme.
I gjendur në këtë situatë, Rama në kuadër të fushatës elektorale dhe në përpjekje për ta zbehur popullaritetin e Bashës, Rama vijon ta akuzojë atë si shkaktar të infektimit masiv përmes tubimeve që ai po zhvillon në çdo qytet ku ai shkon.
Shenjë e nervozizmit të kryeministrit është dhe shthurja e gjuhës që ai përdor ndaj Lulzim Basha në reagimin e tij në rrjetet sociale.
MESAZHI I RAMËS
“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët.
Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku🤮
*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv👎
(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut🙏)