Mbeten në burg ndërtuesit e arrestuar pas tërmetit edhe në Apel

Apeli ndryshon masën nga arrest në burg në detyrim paraqitjeje për Nevjana Isufin e akuzuar për falsifikim dokumentesh. Bashkë me të gjykata dha të njëjtën masë sigurie dhe për specialistin e ALUIZNI-it, Albrend Qetka i akuzuar për ”shpërdorim detyre”.

Ndërkohë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Durrës për 6 të tjerët, të arrestuar për cilësinë e ndërtesave, që u shkatërruan nga tërmeti.

Pak ditë më parë Gjykata e rrethit gjyqësor në Durrësit zëvendësoi dhe masën “arrest në burg” me “detyrim paraqitjeje” për ish-drejtorin e konvaleshencës së Ministrisë së Brendshme, Ahmet Doda.

Apeli gjithashtu vendosi se arrestimi i Avdulla Osmanit, pronari i ish Tropikalit, që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e traumës, ishte i paligjshëm po nuk e ndryshoi masën e sigurisë për të.

SHKARKO APP