Mbetet mister vdekja e rusëve në Qerret, Prokuroria pezullon hetimet

Prokuroria e Kavajës ka pezulluar hetimet për vdekjen e 4 rusëve në Qerret. Shkak për pezullimin është bërë letërporosia nga Rusia. Drejtësia ruse nuk ka kthyer asnjë përgjigjie sa i takon të shkuarës së 4 shtetasve të vet.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Tetor të vitit 2021 në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë, ku 4 rusët humbën jetën.

Dyshimet janë se viktimat u asfiksuan për vdekje brenda saunës së hotelit, por akoma rrethanat dhe dinamika e ngjarjes janë të paqarta. Viktimat janë dy burra dhe dy gra, Nataliia Burenkova 58 vjeçe, Sergei Burenkov 60 vjeç, Nikita Belousov 37 vjeç, Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Katër turistët u gjetën të vdekur brenda saunës së hotelit pasi nuk ishin bashkuar me pjesën tjetër të grupit. Nuk dihet nëse kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur për shkaqe të defektit teknik, për faj të stafit të hotelit apo për shkak të vetë turistëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?