Mbetet në burg i dyshuari për vrasjen e 32-vjeçarit në Dibër, ja çfarë dëshmoi në gjyq

Gjykata ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Mahmut Gegën, i cili dyshohet si autor i vrasjes së 32-vjeçarit Elsi Kosiqi, dy ditë më parë në oborrin e shtëpisë së tij në Maqellarë të Dibrës.

Para trupit gjykues, Mahmut Gega, banues në Shupenzë, ka mohuar autorësinë e vrasjes. “Nuk jam unë jam vrasësi”, ka thënë ai në sallën e gjyqit.

Sipas policisë, dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që ende po punohet për zbardhjen e plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja

Swiss Digital Mobile Reklama

Elsi Kosiqi, babai i tre fëmijëve u ekzekutua pas mesnatës në derën e shtëpisë në Dibër. Burime për “BalkanWeb” pohuan se 32-vjeçari kishte shkuar mëngjesin e djeshëm në Dibër të Madhe ku kishte qëndruar me disa shqiptarë dhe një shtetas maqedonas gjatë gjithë ditës, deri në mesnatë. Në orën 1:30 ai është kthyer në banesë, por sapo ka parkuar makinën në derë të shtëpisë është qëlluar me tre plumba nga një person që i ka dhënë dorën dhe më pas i ka drejtuar armën.

Ngjarja ka ndodhur brenda oborrit të banesës, ngjitur me verandën e banesës dhe familjarët dyshohet se e kanë parë ngjarjen, megjithëse nuk kanë dhënë shumë informacion për policinë.

Më pas autorët apo autori është larguar me shpejtësi, duke qenë se shtëpia ndodhet vetëm disa metra larg nga rruga nacionale dhe 500 metra nga kufiri me Maqedoninë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?