Mbetet në burg Mihal Kokëdhima, dhunuesi i turistëve

Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në burg Mihal Kokëdhimën, pronarin e një restoranti në Porto Romano, i cili shkaktoi një skandal duke terrorizuar turistët që bujtën në pronën e tij.

Kokëdhima e ka ankimuar masën e arrestit me burg të dhënë ndaj tij pas incidentit aq të dhunshëm ndaj të huajve, që mori vëmendjen e mediave në botë dhe u bë shkak i reagimit edhe nga qeveria shqiptare.

Jo më larg se dy ditë pas publikimit të videos, ku Kokëdhima shfaqej duke u kacavjerrë mbi furgonin e turistëve me duart e gjakosura, qeveria mori vendim për shembjen e restorantit të tij Panorma, që rezultonte pa leje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?