Mbeti 2 orë i bllokuar në ashensor, Zef Shtjefni: Disa këshilla sesi të shpëtoni nga kjo ndodhi e keqe

Biznesmeni i njohur, Zef Shtjefni thotë se ditën e sotme mbeti i bllokuar 2 orë në një ashensor dhe aty nuk kishte asnjë sinjal për telefonin që ai të kërkonte ndihmë. Por fati e solli që gjysëm sinjali telefonik e shpëtoi. Pasi kaloi këtë situatë, ai ka ndarë përmes një video këtë ngjarje, ku jep edhe disa këshilla.

Postimi i plotë

Kujdes ashensorat sepse janë pajisje kaq të dobishme, por dhe shumë të rrezikshme. Sot më shpëtoi një gjysëm sinjali telefonik që më dha mundësi të kërkoja ndihmë. Ndaj po ju jap disa këshilla nga kjo ndodhi e keqe:

-Mos hypni kurrë vetëm në një ashensor te një banese.

-Në një ashensor që nuk hyn sinjali i telefonit, mund të shuheni brenda pa e ditur njeri. Ndaj kërkoni të ketë sinjal të mjaftueshëm.

-Në një ashensor që nuk ka ajer të bollshem mund të asfiksoheni brenda pak minutave. Tuneli i ashensorit lart e posht duhet të ketë dritare ajrimi dhe ashensori vetë duhet të ketë shumë vrima nga të hyjë ajri.

-Një ashensor që nuk e ka panelin elektrik te kohes, që nuk ka ups sigurie, plc, leshuesa te kohes etj., nuk është brenda normave të sotme.

-Një ashensori që nuk i bëhet sherbimi periodik pëson defekte te ndryshme të rrezikshme. Ndaj thirrni Ispektorin  Shtetror te Ashensorve nëse firma nuk i bën sherbimet korrekte.

-Mos ushtroni forcë nëpër dyert e ashensorve e mos u tundni kot brenda tij.

-Mësoni sidomos fëmijet për mirëpërdorimin

SHKARKO APP