Mbetje kancerogjene? Del raporti për kamionin që u kap në Vlorë
Vetëm dy ditë më parë u kap një kamion në Vlorë me një sasi materialesh që u konsideruan si mbetje kimike dhe kacëerogjene.
Por ditën e sotme ka dalë edhe raporti për mbetjet që u gjetën në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë, që solli në arrestimin e 6 personave.
Në raporti thuhet se janë bërë matjet me pajisjen MINI RAD të mbetjeve, nga e cila rezultoi se ato nuk kanë përmbajtur radio-aktivitet shkruan bë.
Procedura u shoqërua me fotografitë e nevojshme kriminalistike.
Kujtojmë se në pranga përfunduan Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve, Elisabeta Çuni administratore e firmës së mbetjeve, Arbër Çuni, shofer i furgonit, Kujtim Xhafellari, Zv. kapiten i tragetit, Festim Tafa, kapiten i tragetit dhe 48-vjeçari me iniciale A.G.