Mbeturinat, problem i pazgjidhur në plazhin e Vlorës

Teksa sezoni i verës po arrin kulmin edhe numri i pushuesve pritet të ketë pikun më të lartë në muajin gusht, problemet në plazhin e Vlorës, një nga më të frekuentuarit nga turistët, janë shtuar.

Papastërtia mbetet një nga ankesat kryesore të pushuesve shqiptarë dhe të huaj që tashmë kanë mbushur plazhet.

Kryesisht përgjatë Plazhit të Vjetër, ata thonë se hasin jo rrallë mbeturina dhe po ashtu qen endacakë, të cilët janë kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët pushuesit kanë ngritur edhe problemin e ujërave të zeza, të cilat derdhen në det.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse kjo është një ankesë e përsëritur prej vitesh, sipas raportimeve situate vijon të jetë e njëjtë.

RTV Ora - Mbeturinat, problem i pazgjidhur në plazhin e Vlorës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?