Mbi 1 milion qytetarë kryen kontrollin mjekësor bazë falas
Mbi 1 milion qytetarë shqiptarë kanë kryer kontrollin mjekësor bazë falas, check up-in. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend, ku theksoi gjithashtu se ”është e shumë e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë që ajo procedura falas para se ne të ndërtonim partneritetin publik privat ishte e pamundur”. ”Për të bërë analizat bazë njerëzit duhet të paguanin 80 mijë lekë, financohet nga buxheti, patjetër më një proces partneriteti me privatin, i cili nga ana e vet nuk është se ka marrë të gjithë paratë e parashikuara për të dhënë këtë shërbim në vite por ka investuar paraprakisht për shërbimin dhe çdo vit merr një pjesë të fondeve të dedikuara nga buxheti për të garantuar kontrollin falas të qytetarëve”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se: ”Partneritetet publike private apo fjala e shumë keqpërdorur koncesion nuk janë metoda kriminale, nuk janë forma të shpikura nga mafia ndërkombëtare, nuk janë skema abuzive për përfitime në kurriz të popullit janë skema, modele financimi për të bërë të mundur në kohë të shkurtër, rritjen e cilësisë së një shërbimi për publikun apo zhvillimin e një projekti infrastrukture që përndryshe me kapacitetet e tua si shtet nuk e bën dot”.
”Sot duke arritur mbi 1 milion analiza bazë kemi bërë të mundur që njerëzit të marrin informacion për shëndetin e tyre dhe të parandalojnë sëmundje që nuk janë në dijeni që kërcënojnë shëndetin e tyre. Kjo është një praktikë për të cilën Shqipëria ka marrë vlerësime pozitive nga OBSH”,-tha Rama. Kryeministri u shpreh se në 2018 janë bërë 95 mijë ndërhyje kirurgjikale, falë partneritetit publik privat nuk bëhen me kohën e dashurisë shqiptaro-kineze, por me instrumente të standardeve të larta që vijnë nga Gjermania.
KOHA JONË SONDAZH

