Mbi 1 milion të vaksinuar në Shqipëri nga Covid-19

Më shumë se 1 milion e 330 mijë vaksinime antiCOVID janë kryer deri tani në vendin tonë.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

Sakaq, ministrja ka vijuar thirrjet e saj për qytetarët që të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit të hapur të vaksinimit dhe të vaksinohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më shumë se 1 milion e 330 mijë vaksinime antiCOVID janë kryer deri tani në vendin tonë. Shfrytëzoni ditët e mbetura të këtij muaji vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit”, shkruan Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se ky muaj është i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?