Mbi 1 milionë çiklistë kanë kaluar në “Rrugën e Kavajës” që prej fillimit të vitit, Veliaj: I lumtur që…

Në gjithë Tiranën është shtuar ndjeshëm numri i qytetarëve që përdorin biçikletat. Vetëm në “Rrugën e Kavajës” që prej fillimit të vitit kanë pedaluar mbi 1 milionë çiklistë.

Me një status në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet i lumtur që kryeqytetasit po ecin dhe pedalojnë më shumë se asnjëherë. Por Veliaj u kërkon atyre që nuk e përdorin biçikletën, që të respektojnë rregullat dhe këshillat e efektivëve të Policisë Bashkiake për të mos penguar çiklistët.

Gjatë paradites, korsinë e biçikletave në “Rrugën e Kavajës” e përdorin më shumë se 1500 çiklistë dhe mbi 1 milion çiklistë prej fillimit të vitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi shumë të lumtur që në Tiranë ecet dhe pedalohet çdo ditë e më shumë, por është shumë e rëndësishme që secili të respektojë hapësirën e tjetrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prandaj, ju lutemi të ndiqni dhe respektoni çdo këshillë të kolegëve të Policisë Bashkiake”, shkruan Veliaj në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?