Mbi 100 mijë fëmijë nuk ndjekin dot shkollën për shkak të varfërisë…
Mbi 100 mijë fëmijë në të gjithë vendin nuk arrijnë të ndjekin dot rregullisht shkollën për shkak të varfërisë.
Gjysma e tyre punojnë për të ndihmuar familjet që të sigurojnë mbijetesën, ndërkohë që qindra të tjerë nuk konsumojnë dot vaktin e mëngjesit.
Për herë të parë, është kryer një studim 10-vjeçar për nivelin e financimit të arsimit parauniversitar, i cili ka evidentuar se ndryshe nga sa është premtuar, vitet e fundit buxheti për arsimin ka ardhur në ulje.
Në një kohë kur Shqipëria pret hapjen e negociatave për integrimin, vendi ynë rendit i fundit në Europë për investimet në arsim, ku vetëm 2.2% e GDP-së shkon për këtë sektor, ndërkohë që mesatarja e shpenzimeve në vendet e BE është 5.1%, raporton Oraneës.
Të dhënat e studimit për financimin e arsimit parauniversitar janë prenzantuar në një takim ku merrnin pjesë përfaqësues të qeverisë dhe opozitës. Deputetja e PD, Albana Vokshi, tha se qeveria nuk ka përmbushur premtimet për rritjen e buxhetit të arsimit.
Ajo theksoi se PD nuk do të heqë dorë nga propozimi për të ofruar tekste falas për të gjithë nxënësit e arsimit të detyruar.
Një tjetër fenomen shqetësues i evidentuar në studim është ulja drastike e numrit të nxënësve në shkolla, shifër që ka arritur në 200 mijë fëmijë.
Të dhënat e studimit
100 mijë fëmijë të varfër nuk arrijnë të ndjekin rregullisht shkollën
28% e fëmijëve janë përfitues të ndihmës ekonomike
50 mijë fëmijë punojnë për të siguruar mbijetesën e familjeve
20% e fëmijëve në moshë shkollore jetojnë në varfëri
44% e fëmijëve konsumojnë mëngjesin gjatë 5 ditëve të javës
64% e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk ndjekin dot arsimin e detyrueshëm.
KOHA JONË SONDAZH

