Mbi 100 mijë viktima nga koronavirusi në gjithë botën, kryeson Italia ndjekur nga SHBA dhe Spanja

Koronavirusi ka kaluar tashmë zyrtarisht 100 mijë viktima ën gjithë botën. Brenda më pak se 4 muajsh COVID-19 ka shkaktuar disafishin e viktimave që kanë pasuar Sars Cov1 apo Ebola.

Por duket se nuk do të ndalet me kaq teksa në ditën e sotme Franca dhe Britania morën stafetën sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 brenda 24 orëve.

Por Italia kryeson listën e viktimave si vendi më i goditur nga COVID- 19 teksa shënon 18 mijë e 849 ndjekur nga SHBA me 17 mijë e 991 por që ka më shumë të infektuar se çdo vend tjetër.
Më pas vin Spanja me 15 mijë e 970 viktima, Franca 13 mijë.

SHKARKO APP