Mbi 100 policë, agjentë antidrogë e dronë inteligjentë aksion në Fier, kontroll në të gjithë territorin (Video)

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar mbi 100 punonjës policie dhe disa dronë.

Agjentët e Antidrogës dhe shërbime të tjera policore kontrolluan zonën e Pishporos për disa orë, nga toka dhe me dronë inteligjentë dhe nuk u gjet asnjë bimë e kultivuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Cakranit u konstatua një rast tentative kultivimi. Policia ka vënë në pranga shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij janë evidentuar 30 fidanë në kubikë, në tentativë për t’i kultivuar në tokë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?