Mbi 100 qytetarë paraqiten në gjendje të rëndë në spitalin e Krujës: Kemi pirë ujë çezme

Mbi 100 qytetarë, prej dy ditësh i janë drejtuar spitalit të Krujës me shqetësime të ndryshme, kryesisht, diarre, të vjella, dhimbje barku si edhe temperaturë.

Të sëmurët janë të moshave të ndryshme duke filluar nga fëmijët e deri te të moshuarit të cilët prej më shumë se 24 orësh kërkojnë mjekim.

Qytetarët janë banorë të lagjeve të ndryshme të qytetit, gjë kjo që rrit ndjeshëm dyshimet se ata mund të jenë helmuar nga uji i rrjetit i cili në Krujë konsumohet masivisht.

SHKARKO APP