Mbi 1100 evente të ndryshme përcillen nga aplikacioni ”TEA” në shqip dhe anglisht

”Tourism Events of Albania” është aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri, si kalendari i parë digjital për eventet e turizmit kulturor, sporteve dhe të traditës, i disponueshëm në Apple Store dhe në Play Store. Është projekt i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe i Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Ky kalendar dhe aplikacion u prezantua sot para Piramidës, në prani të kryeministrit Edi Rama, Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, Ministres së Kulturës, Elva Margariti dhe drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çelës. Në aplikacionin TEA do të pasqyrohen eventet e kategorive të ndryshme si Art Fest, Trashëgimi Kulturore, Festivale Muzikore, Sport, Koncerte, Folklor, Festa Lokale, Arte Pamore, Agroturizëm e Kulinari dhe Teatër.

Janë mbledhur në çdo cep të Shqipërisë mbi 1.110 evente nga më të ndryshmet dhe TEA do të sjellë informacionin për çdo event, për çdo preference e grupmoshë, në shqip e në anglisht. Çdo event brenda aplikacionit do të ketë faqen e tij të dedikuar me informacion të detajuar dhe përdoruesit do të njoftohen për eventet e tyre të preferuara kur data e tyre të afrojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?