Mbi 1300 hektarë tokë ende nën ujë në Shkodër, ujësjellësi vijon të jetë jashtë funksionit
Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 08.00 të datës 25.01.2023 paraqitet si më poshtë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.15 ka rritje me 5 cm me orën 08.00 të datës 24.01.2023 (kuota max 7.50 m)
Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 8.55 m e pandryshuar me orën 08.00 të datës 24.01.2023 (kuota max 8.70 m).
Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1320 Ha, ka rëni me 80 Ha me orën 08.00 të datës 24.01.2023.
Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 75 cm, e pandryshuar me orën 08.00 e datës 24.01.2023
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Ka prezence uji në oborre në 15 banesa të fshatit Obot.
Në rrugën e Obotit po operojnë një mjet i kalueshmërisë se lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.
Njesia Administrative Dajç 20 Ha tokë bujqësore.
Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.