Mbi 2 mijë projekte për shtimin e sipërfaqes së mbjellë me arrore

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) ka financuar më shumë se 2 mijë projekte, për shtimin e sipërfaqes së mbjellë me arrore. Me një vlerë totale financimi që shënon 342,156,329 lekë, AZHBR ka mbështetur investimet e fermerëve dhe sipërmarrësve të ndryshëm që kanë shtuar sipërfaqet e tokave të mbjellë me arrore, kryesisht me bimët arra, lajthi, gështenja, bajame.

Gjatë viteve të tranzicionit, Shqipëria pësoi dëmtime të mëdha të sipërfaqeve të mbjella me drufrutorë dhe këto vitet e fundit, fermerët po i rikthehen rimbjelljes duke gjetur rrugë të reja fitimi mbështetur edhe nga skemat e subvencionimit. Në Jug të Shqipërisë, interesimi më i madh është për agrumet kryesisht në zonat bregdetare, si dhe për arrat dhe lajthitë në zonat në brendësi. Ndërsa në zonat veriore po kultivohen më së shumti gështenjat e arrat.

Specialistët e bujqësisë shpjegojnë se, interesimi për arroret po shtohet vit pas viti,kjo pasi sipas tyre edhe për vetë faktin se, sipërfaqet e shtuara me drufrutorë nuk prek sipërfaqet bujqësore, por zonat afër lumenjve. Rreth 86% e gjithë prodhimit shqiptar të lajthive vjen nga katër rajone, Fier, Lezhë, Durrës dhe Gjirokastër. Ndërsa prodhimi i mbi 90% të gështenjave vjen nga zonat alpine. Arroret janë mjaft të kërkuara jo vetëm në tregun vendas por kërkesa për to po shtohet ndjeshëm nga tregjet e huaja, prej të cilave sigurohen edhe të ardhura më të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?