Mbi 200 gjoba në 4 ditë, policia e Vlorë vijon aksionin për parkimet e gabuara

Drejtoria e Policisë së Vlorës ka vijuar me intensitet të lartë kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit, me fokus të veçantë ndaj parkimeve të paligjshme që pengojnë qarkullimin e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve.

Aksioni është zhvilluar çdo ditë, pa toleruar asnjë shkelje, dhe ka përfshirë vendosjen e masave administrative (gjobave) si dhe tërheqjen e automjeteve me karroatrec. Përveç kësaj, drejtuesit e mjeteve që shkaktojnë bllokim të qarkullimit rrezikojnë edhe ndjekje penale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë katër ditëve të fundit janë vendosur mbi 200 gjoba, ndërsa shumë automjete janë bllokuar dhe dërguar në pikat e grumbullimit. Pronarët mund t’i tërheqin vetëm pas shlyerjes së gjobës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontrollet po ushtrohen jo vetëm në rrugët kryesore, por edhe në brendësi të lagjeve të qytetit të Vlorës, me qëllim garantimin e një qarkullimi të sigurt dhe të rregullt për të gjithë qytetarët. Policia e Vlorës njofton se aksioni do të vijojë pa ndërprerje dhe u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?