Mbi 2000 gjoba që prej 16 marsit, Lleshaj: Dilni vetëm për nevojat më emergjente!
2088 qytetarë dhe biznese janë gjobitur për shkelje të masave kufizuese kundër COVID 19 gjatë periudhës 16-31 mars 2020.
Këto janë të dhënat e shkeljeve nga 16 marsi, pa përfshirë masat administrative të Qarkullimit Rrugor.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, thotë se qytetarët në shumicë dërrmuese i janë përgjigjur apelit për të qëndruar në shtëpi, si një masë e fortë për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.
Lleshaj nënvizon se çdonjëri ka një rol të pazëvendësueshëm në këtë luftë me armikun e padukshëm, ndaj ajo që sot kërkohet me forcë është: Qëndro në shtëpi, dil vetëm për nevojat më emergjente!
Lleshaj: Kështu ndihmojmë dhe shpërblejmë sakrificën e atyre mijëra burra e grave që janë në vijën e parë të frontit, duke rrezikuar shumë.