Mbi 22 mijë qytetarë kanë marrë shërbim nga Urgjenca Mjekësore
Përforcimi i flotës së autoambulancave dhe modernizimi i urgjencës mjekësore po i ofron qytetarëve një shërbim të garantuar pranë banesave të tyre. Gjatë 5 mujorit të parë të viti 2019, 22,577 qytetarë kanë marrë shërbim nga Urgjenca Mjekësore në banesë. Vetëm gjatë tremujorit të parë të vitit 2019 urgjenca mjekësore i është përgjigjur 96 mijë thirrjeve për ndihmë mjekësore në rang vendi.
Numri i misioneve të kryera është rreth 25 mijë, nga të cilat në 13 mijë e 400 misione pacientët janë trajtuar në banesë dhe 10 mijë janë transportuar për ndihmë të specializuar në spital. Trajtimi në banesë i më shumë se gjysmës së pacientëve, shënon një arritje cilësore të shërbimit mjekësor të ofruar nga ekipet e urgjencës mjekësore.
Modernizimi i Urgjencës Kombëtare ka nisur me ngritjen e Njësisë së Koordinimit, investimet në autoambulancat e reja dhe me shtrirjen, prej pak muajsh, të numrit unik 127 në të gjithë territorin e vendit.
KOHA JONË SONDAZH

