Mbi 246.8 mln lekë për rikualifikimi i bllokut nr.2 në Roskovec

Blloku nr.2 në Bashkinë Roskovec do t’i nënshtrohet së shpejti rikualifikimit urban. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur procedurat e tenderimit për projektin, për të cilin është akorduar një fond limit mbi 246.8 milionë lekë.

Nga detajet e investimit, do të kryhen një sërë ndërhyrjesh në këtë bllok, ku ndodhen edhe institucionet më të rëndësishme si Komisariati i Policisë, objekte të ndryshme arsimore, si dhe godina e Bashkisë, ku sipas hartimit të projektit është projektuar të ketë një ndërtesë të re.

Grafiku i punimeve përfshin zhvillimin e aktivitetit urban, përmirësimin e gjendjes së rrugëve, infrastrukturës nëntokësore e mbitokësore. Ndërkohë, do të bëhet vendosja e rrjetit të ndriçimit në të gjithë gjerësinë e sheshit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, është projektuar prishja e objekteve ekzistuese dhe ndërtimi e tyre,  si dhe krijimin e ambienteve çlodhëse, që përfshijnë mbjelljen e pemëve, ndërtimin e një këndi lojërash si dhe vendosjen e stolave dekorativë.

Fasadat përgjatë gjithë bllokut do t’i nënshtrohen rikonstruksionit, me të gjithë elementët e nevojshëm, veshje, korniza të dritareve si dhe do të bëhet lyerja e tyre.

Ndërkohë, ndërhyrje do të kryhen gjithashtu edhe bulevard, në rrugën kryesore të bllokut si dhe në trotuare, ku do të pajisen me sinjalistikën e duhur si dhe sistemin e ndriçimit. Ndërsa, rruga ekzistuese pritet të shërbejë për lehtësimin e trafikut gjatë kohës së kufizimit të lëvizjes në bulevardin kryesor.

Projekti për kryerjen e punimeve të rikualifikimit urban të këtij blloku parashikon një afat kohor prej 18 muajsh, ndërsa operatorët ekonomikë do të mund të dorëzojnë ofertat e tyre brenda datës 19 tetor 2018.

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?