Mbi 3 mijë jetë të humbura në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë
Betejën në 24 orët e fundit nga virusi vdekjeprurës nuk e kanë fituar 7 pacientë dhe jetët e humbura që nga fillimi i pandemisë shkojnë në mbi 3 mijë. ”Një qytetare nga Shkodra 56 vjeçe, dy qytetarë nga Berati të moshave 60-71 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 65-85 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.
Po në 24 orët e fundit janë kryer 3662 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 587 qytetarë. ”289 në Tiranë, 30 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 22 në Durrës, 19 në Berat, 16 në Vlorë, 13 në Korçë, 11 në Kavajë, 10 në Kamëz, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Patos, Gjirokastër, Pogradec, nga 7 qytetarë në Dimal, Mallakastër, Kurbin, 6 në Himarë, 5 në Vorë, nga 4 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, nga 3 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Libohovë, Roskovec, Bulqizë, Krujë, Pukë, nga 2 qytetarë në Kukës, Lezhë, Mirditë, Mat, Selenicë, Përmet, Devoll, Kolonjë, nga 1 qytetar në Librazhd, Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Dropull, Dibër, Tropojë, Has, Malësi e Madhe, Vau i Dejës”.
Janë 8,317 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 182,535 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (16 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 587
Të shëruar në 24 orë 696
Të shtruar në spitale 166
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3662
Testime totale 1,355,929
Raste pozitive 193,856
Raste të shëruara 182,535
Raste Aktive 8,317
Humbje jete 3,004
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4413
Fier 822
Gjirokastër 479
Durrës 455
Shkodër 450
Berat 406
Vlorë 392
Elbasan 340
Korçë 240
Lezhë 171
Dibër 79
Kukës 70