Mbi 3 orë nga mbyllja e votimit, KQZ ende asnjë shifër zyrtare për pjesëmarrjen

Ndërkohë, që ka rreth 3 orë e gjysmë që është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ende një shifër zyrtare finale për pjesëmarrjen.

Siç raporton gazetarja Esiona Konomi pjesëmarrje fikse nuk raportohet as për njësinë 10, ku gjithçka është elektronike. Shifra e fundit në nivel kombëtar mbetet: 47,94%.

Kujtojmë se në deklaratën për shtyp fill pas përfundimit të procesit të votimit, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh se brenda 48 orëve do të kemi rezultatin e zgjedhjeve.

SHKARKO APP