Mbi 300 persona të bllokuar në Qafë Murriz, mes tyre fëmijë e të moshuar

I gjithë qarku i Dibrës është totalisht i paralizuar, ku më problem paraqitet Rruga e Arbrit. Qytetarët kanë telefonuar nga Qafë Murriza, ku janë rreth 300 persona të bllokuar në automjete. Mes tyre ka fëmijë dhe të moshuar.

Nga Maqellara në Peshkopi, prej tre orësh është e bllokuar, ndërsa rrugët rurale janë të gjitha të bllokuara. Gazetari i BW bën me dije se është nisur një borëpastruese nga Tirana në drejtim të vendit ku janë bllokuar 300 persona. Por për shkak se rruga është bllokuar nga makinat e ndaluara, fadroma është kthyer sërish pas. Një problem ky tepër shqetësues.

“Nga krahu i Matit, deri në qafën e Buallit, ka makina që kanë dalë nga rruga, dhe ka familjarë dhe drejtues mjetesh që bëjnë apel për ndihmë. Më problem, nga Maqellara-Peshkopi, është bllokuara rruga. Edhe nga Peshkopia-Kukës është i bllokuar. Shtabi i emergjencave janë mbledhje të jashtëzakonshme dhe po merren masa. Ka edhe mungesë të energjisë elektrike”, raporton gazetari.

SHKARKO APP