Mbi 3000 persona u përgjuan në 2021

3412 persona janë përgjuar gjatë vitit 2021 nga prokuroritë e zakonshme në vend, për llogari të 655 hetimeve penale. Kjo e dhënë është zbuluar nga raporti i Prokurorisë së Përgjithshme mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin e kaluar.

Nga 1500 raste, përgjimet janë autorizuar nga gjykata, ndërsa në 740 të tjera janë bërë me urdhër të prokurorit. Përqindjen me të madhe të hetimeve ku janë përdorur janë ato për veprat penale në fushën e narkotikëve dhe për trafikun e kalimin e paligjshëm të kufirit.

Krimi më i zakonshëm në Shqipërinë e vitit 2021 ka qenë vjedhja e pasurisë, që zë 27.8% të numrit të përgjitshëm të procedimeve. Ndërsa veprat penale me zero hetim të regjistruara kanë qenë ato kundër lirisë së besimit dhe kundër pavarësisë e integritetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?