Mbi 33 mijë nxënës testohen sot në gjuhën e huaj
Maturantët në të gjithë vendin do të testojnë sot njohuritë në lëndën e gjuhës së huaj.
Ky është i pari nga katër provimet ku do të testohen nxënësit që mbyllin arsimin e mesëm. Gjithsej do të jenë 167 qendra testimi dhe 7 mijë mësues administrues për mbi 33 mijë maturantë.
Gjithsej janë 60 pyetje për tu plotësuar dhe për të kaluar një nxënës, duhet të marrë minimumi 25 % të pikëve, pra mbi 15 pikë. 40% epikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20% nivel më i vështirë.
Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë më 11 qershor, ndërsa provimi i matematikës do të zhvillohet më 17 qershor dhe ai i lëndës me zgjedhje më 24 qershor. Provimet e nisin në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin dy orë e 30 minuta.