Mbi 4 milionë të infektuar me Covid-19 në botë, ja kush janë vendet më të prekura

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 4 milionë, përkatësisht 4,014,500 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 276,253.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 78,616 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 31,241, Italia me 30,201 viktima, Spanja me 26,299, dhe Franca me 26,230.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,633.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Shqipëri janë shënuar 31 viktima dhe janë infektuar 850 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 1,387,259 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2,3 milion raste aktive që presin të shërohen.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh i shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019. Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?