Mbi 40 mijë maturantë mbyllin provimet, vetëm 3 të dhjetës në Letërsi

Maturantët u kanë dhënë fund provimeve. Mbi 40 mijë të rinj në mbarë vendin, i janë nënshtruar sot provimit me zgjedhje.

Ata kanë patur tre orë kohë në dispozicion për t’ju përgjigjur 20 pyetjeve të testit. Në përfundim të procesit, maturantët e kanë konsideruar testin në nivel mesatar.

Letërsia është cilësuar si një prej testimeve më të vështira këtë vit nga maturantët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në provimin e letërsisë, u morën në shkallë Republike vetëm 3 dhjeta absolute. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit, 254 maturantë janë vlerësuar me notën 10.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por 24 mijë maturantë, nga 40 mijë, janë vlerësuar me notë mbi shtatë në këtë provim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?