Mbi 40 mijë vaksina AstraZeneca, Soreca: Do ta mposhtim bashkë këtë pandemi

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur i lumtur që Shqipëria siguroi një ditë më parë 40.800 doza të vaksinave AstraZeneca përmes mekanizmit “COVAX”.

Me anë të një postimi, Soreca shkruan ndër të tjera se Bashkimi Evropian ka financuar në këtë mekanizëm 2.2 miliardë euro. Më tej Ambasadori i BE-së, shprehet se janë të lumtur që Shqipëria i ka marrë këto doza të dyta nga Covax.

“Të lumtur që Shqipëria ka marrë dozën e saj të dytë të vaksinave përmes COVAX , ku u dorëzuan 40,800 vaksina për të luftuar Covid-19. BE është krenare që kontribuon me 2.2 miliardë € në COVAX. Bashkimit Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe për të mposhtur së bashku këtë pandemi!” shkruan Soreca në Twitter.

Shqipëria mori dje sasinë e radhës të dozave të vaksinës AstraZeneca. Në aeroportin e Rinasit mbërritën 40.800 doza AstraZeneca, teksa në ditët në vijim pritet një tjetër sasi prej 250,000 vaksinash.

SHKARKO APP