Mbi 41 mijë qytetarë nga Kosova janë futur në Shqipëri për 2 ditë
Qytetarët nga Kosova vazhdojnë të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të kaluar fundjavën. Gjatë së premtes dhe të shtunës, në vendkalimin kufitar të Vërmicës, nga Kosova për në Shqipëri, kanë kaluar 41 mijë e 146 persona dhe rreth 12 mijë automjete, bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës.
Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se gjatë ditë së premte kanë kaluar 5 mijë e 574 vetura me 19 mijë e 374 qytetarë. Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë 6 mijë 158 vetura me 21,772 pasagjerë. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kanë kaluar 261 autobusë.
Ky fluks vjen pasi Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë, nuk kanë asnjë kufizim qoftë për test Covid-19 apo ndonjë dokument të veçantë.