Mbi 48 mijë viktima në Turqi dhe Siri nga tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit! Më shumë se 7200 pasgoditje të regjistruara

Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive ‘AFAD’ ka regjistruar më shumë se 7,200 pasgoditje që nga 6 shkurti, me disa prej tyre të regjistruara me magnitudë mbi 5.0 ballë në rajonin e goditur nga tërmeti.

Tërmeti i fundit me magnitudë 6.4 dhe pasgoditja me intensitet 5.8 ballë që goditi provincën jugore të Hatay të Turqisë në fillim të kësaj jave, kanë ringjallur panik në vend, pasi agjencia e menaxhimit të fatkeqësive AFAD pasi numri i vdekjeve në Turqi u rrit edhe më shumë duke shkuar në 42,310.

Gjashtë viktima të tjera dhe 562 të plagosur u raportuan nga tërmeti i së hënës që goditi Hatajn. Dy të vdekur dhe disa të plagosur u raportuan gjithashtu në Siri.

Ndërkohë, numri i total i vdekjeve të raportuara në Siri është 5814. Në total, në të dy vendet, Turqi dhe Siri, ka më shumë se 48 mijë viktima.

SHKARKO APP