Mbi 50% e shqiptarëve nuk votojnë në zgjedhje, merr një “shuplakë” klasa politika

 

Ora 19.00, ose ka trokitur ora zyrtare e mbylljes së qendrave të votimit. Në qarqet kryesore të vendit, Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë e Berat, e Korçë, numri i votuesve është ngjitur vetëm në orën e fundit mbi 40 për qind, sipas të dhënave paraprake, por nuk ka kaluar në asnjërën prej tyre mbi 50%.

Pothuajse edhe pjesa dërrmuese  e bashkive të vogla nuk e ka kaluar pjesëmarrjen e 50 për qind në votime.

Në rang vendi, kjo mund të quhet pjesëmarrja më e ulët në këto 24 vjet.

Zhgënjimi i paralajmëruar është zyrtar, ndërsa pritet që edhe shifrat të bëhen zyrtare nga KQZ.

Do të thotë se fituesit për kryetar bashkie në vend do të përcaktohen nga pakica e popullsisë dhe  politika ka marrë një shuplakë të fortë në këto zgjedhje.

SHKARKO APP