Mbi 556 mijë vaksinime, Manastirliu: Procesi nuk ndalet në çdo cep të vendit

19.197 vaksinime anti-covid janë bërë në të gjithë vendin vetëm ditën e sotme. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se janë kryer 556.584 vaksinime në total që nga nisja e vaksinimit masiv. ”Vaksinimi nuk ndalet në çdo cep të vendit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Sot kapërcyem 550 mijë vaksinime”, shkruan Manastirliu. Dje në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?