Mbi 629 mijë vërtetime online gjatë 2018-ës, Tatimet: Reduktohen vizitat në sportele

626,956 vërtetime janë dhënë për taksapaguesit përmes  portalit e-Albania gjatë vitit të kaluar. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, pjesa më e madhe e vërtetimeve të dhëna për individët, subjektet apo punonjësit e interesuar janë vërtetime për pagesa të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Administrata Tatimore shton se ofrimi i shërbimeve në rrugë elektronike ka reduktuar ndjeshëm jo vetëm kontaktet e drejtpërdrejta me punonjësit e administratës, por edhe radhët e gjata dhe kohën e pritje.

“Për vitin 2018 janë dhënë 41,153 vërtetime në sportelet e Zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesve, në një kohë që për vitin 2017 janë dhënë rreth 250,000 vërtetime në spotele.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?