Mbi 700 mijë konsulta online nga mjekët e familjes në janar-mars 2021

Mbi 700 mijë konsulta online janë kryer nga mjekët e familjes vetëm në janar-mars të 2021. Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në tre muajt e parë të këtij viti janë kryer 757 169 konsulta online. Po ashtu 231 531 vizita janë kryer nga mjekët e familjes për pacientë të dyshuar ose të prekur nga Covid-19. Që prej vitit të kaluar, me fillimin e pandemisë Covid-19, çdo pacient mund të komunikojë me mjekun e familjes online.

SHKARKO APP