Mbi 83 mijë vota të pavlefshme, Celibashi: Do t’i rivlerësojmë!
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një prononcim për mediat tha se do të konsideronte kërkesën për rivlerësimin e fletëve që janë cilësuar të pavlefshme.
Ai tha se do të ketë rivlerësim të të gjitha fletëve të votimit më së shumti fletët e vlerësuara si të pavlefshme.
“Do të ketë rivlerësim të gjitha fletët e votimit më së shumti fletët e vlerësuara si të pavlefshme. Ka pasur kërkesa për rivlerësim që ka shënime vetëm për partitë politike. Për këto fletë votimi, KQZ ka disponuar sigurimin e tyre në një zarf dhe të mos i nënshtrohen procesit të numërimit, sepse janë fletë që kanë një x vetëm tek partia apo koalicioni. Ka pasur raste dhe shënime për 2 kandidatë për të njëjtën subjekt.
Ata janë shënuar si të vlefshme për koalicionin, por për kandidatin ajo fletë votimi shkon e pavlefshme, sepse ka dy vota, në vend që të jenë 1. Kemi filluar procesin teknik për kryqëzimin e këtij informacioni, për të parë që ka votuar ndonjë aty ku nuk duhet. Është informacion që po e bëjmë, sapo ta kemi do ia japim partive. Kjo ishte dhe qëllimi i votimit biometrik, për të parë se kush ka votuar ku”, u shpreh Celibashi.