Mbi 8980 vizita mjekësore të kryera në hotele dhe kampet e emergjencës

Më shumë se 8980 vizita mjekësore janë kryer për banorët e prekur nga tërmeti në hotele dhe kampet e emergjencës ku janë sistemuar përkohësisht. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thotë se stafi mjekësorë ka bërë një punë shembullore. “Punë shembullore e stafit mjekësor që vijon të jetë në shërbim 24/7 për banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit, të cilët aktualisht janë sistemuar në njësitë akomoduese në Durrës”.

Në videon e publikuar nga ministrja, doktor Harollamb Martopulli shprehet se “shërbimi shëndetësor nuk ka munguar për asnjë moment si nga mjekët ashtu edhe nga infermierët. Gjithashtu është kryer identifikimi i të sëmurëve kronikë që gjendën në këto resorte dhe është bërë furnizimi më barna gjatë gjithë kohës. Gjendja e përgjithshme është e mirë. Për një-dy raste ne kemi bashkëpunuar me Urgjencën në Spitalin e Durrësit”.

Po ashtu, nga ana e tij doktor Mirjan Beu thotë se, “gjatë kësaj kohe ne kemi kryer edhe vaksinimin e popullsisë, kryesisht të fëmijëve, të grave shtatzëna si dhe të sëmurëve kronikë të cilët kanë risk më të lartë për patologjitë virale të stinës”. Evidentimi i të sëmurëve kronikë ka qenë puna e parë e kryer dhe sipas doktor Qamil Kodrës, shërbimi është shtrirë edhe në dhoma. “Puna e parë që kemi bërë është evidentimi i të sëmurëve kronikë. Kemi shërbyer edhe nëpër vizita, nëpër dhoma. Shërbimi nuk ka munguar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?