Mbi 9 orë debat me Kryeministrin Rama
Kuvendi nis mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama lidhur me skemën e heqjes nga ndihma ekonomike e 20 mijë familjeve. Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi tha se është caktuar 9 orë e gjysmë debat
5 orë maxhoranca
4 orë e gjysmë opozita (3 orë PD-1 orë e gjysmë LSI)
Ashtu siç ishte paralajmëruar rreth dy javë më parë, në seancën e sotme parlamentare do të zhvillohet mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama. Debati është kërkuar nga PD lidhur me çështjen e heqjes nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve të varfra në gjithë vendin, e cila pretendon që janë hequr pa të drejtë.
KOHA JONË SONDAZH

