Mbi viktimën u derdh një karikator i plotë, detaje nga vrasja në Vlorë
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku u ekzekutua me armë zjarri 40-vjeçari Gentian Qarri.
Bëhet me dije se që prej orës 18:00 kur ndodhi ngjarja ditën e djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm policia e Vlorës ka marrë në pyetje për ngjarjen rreth 15 persona, pjesa më e madhe dëshmitarë të rastit dhe banorë të lagjes. Por Gjithashtu, janë pyetur edhe familjarët dhe të afërmit e viktimës.
Dëshmitarët janë shprehur se kanë parë një automjet që vinte drejt 40-vjeçarit, ku brenda tij dukeshin e pakta dy persona të cilët sapo panë viktimën janë zhvendosur me shpejtësi drejt tij dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash nga automjeti. Dëshmitarët nuk kanë mundur ti njohin pasi autorët kanë qenë të kamufluar dhe janë zhvendosur me shpejtësi drejt pyllit të sodës.
Ndërkohë mësohet se automjeti që u dogj te pylli i sodës me targa greke ishte i vjedhur në vendin fqinj, Greqi. Arma dyshohet e modelit modelit 54 ku në total mban 30 fishekë. Dyshohet se mbi viktimën është derdhur një karikator i plotë. Mësohet se një pjesë e gëzhojave janë gjetur në vendngjarje, disa në automjetet e parkuara pranë, si dhe në trupin e viktimës.
Viktima ka marrë plumba në kraharor dhe këmbë, por autoritetet ende janë në pritje të rezultatit të autopsisë.
Për personat që e njihnin, ai nuk ka pasur konflikte në Shqipëri, njihet si person i qetë e pa probleme tndërsa pista kryesore e hetimit mbetet dënimi i tij në Itali.
Dyshohet se autorët e kanë ditur rutinën e përditshme të viktimës dhe kanë pritur sa ka dalë nga shtëpia e më pas e kanë ekzekutuar.
Burimet nga policia e Vlorës konfirmojnë se mund të jetë vëzhguar për disa ditë. Autorët e njohin mirë zonën duke u larguar në drejtim të pyllit të sodës, ku më pas dogjën makinën. Aty dyshohet se atentatorët janë ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar.