Mbipopullimi në burgje, Totozani: Të ndryshohet politika penale

Disa nga burgjet në vend, nuk e realizojnë qëllimin e tyre për ri-integrimin e qytetarëve që kanë shkelur ligjin për shkak të mungesës së infrastrukturës ndërsa mbipopullimi mbetet shqetësimi kryesor.

Në një interviste Avokati i Popullit, Igli Totozani, thekson se gjëndja e burgjeve në vendin tonë është e vështirë.

“Burgjet shqiptare nuk realizojnë qëllimin e tyre, pra ri-integrimin e qytetarëve që janë në konflikt me ligjin. Kjo gjë nuk bëhet e mundur, për shkak të mungesës së infrastrukturës (pavarsisht ndërtimeve të reja), mbipopullimit, mungesës së psikiatrave, stafit të specializuar..etj”, nënvizoi Totozani.

Kreu i institucionit të Avokatit të Popullit tha gjithashtu se hapat e parë që duhen ndjekur për të përmirësuar këtë sistem është infrastruktura dhe “beteja” ndaj mbipopullimit.  

“Rekomandimi për sistemin e burgjeve do të duhet të ishte përmirësimi infrastrukturës, pasi ka brugje me infrastrukturë shumë të keqe, si Saranda, Burreli, Lezha, Tepelena, si dhe disa nga IEVP-t e Tiranës. Po ashtu, e rëndësishme do të ishte rritja e profesionalizmit, ç’ka realizohet me mos ndryshimin e vazhdueshëm të stafeve, siç ndodhi kur u larguan njerëz nga puna për shkaqe jo ligjore, si mos pagesa e faturave të energjisë elektrike apo e faturave të ujit. Duhen psikologë, shtoi Totozani, pasi janë vetëm 2 të tillë në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Duhet rritur prezenca e specialistëve që merren me ri-integrimin. Forcimi i shërbimeve sociale. Por, mbi të gjitha duhet të ndryshojë shkaku i këtij mbi popullimit, që është politika penale që po ndiqet”, shton ai.

SHKARKO APP