Mbledhja e Asambleve, Marku: Ka pasur presione ndaj pedagogëve
Pas përfundimit të mbledhjes së Asambleve të katër fakulteteve, ka dalë në një deklaratë për media pedagogu i Gazetarisë, Mark Marku, për të treguar për atë që është diskutuar në mbledhje. Marku ka bërë me dije se është diskutuar edhe rreth themelimit të një sindikatë për mbrojtjen e pedagogëve. I pyetur nga gazetarët nëse ka pasur raste kur ndaj pedagogëve është ushtruar presion ai është përgjigjur se pedagogët nuk kanë frikë. “Po, ka pasur presione ndaj pedagogëve, por nuk kanë për t’i frikësuar”, thekson Marku.
KOHA JONË SONDAZH

