Mbledhja e demokratëve në selinë e PD, Noka: Bashkë në protestën e 20 shkurtit
Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka pas mbledhjes së grupit parlamentar në selinë e PD-së, shkruan se të gjithë do të jenë në protestë më 20 shkurt. “Mbledhja e Grupit Parlamentar në selinë e PD. Organizim i madh me strukturat e qyteteve. Të gjithë jemi çdo ditë në terren për të masivizuar thirrjet për protestë më 20 shkurt. Të gjithë grup kundër regjimit të Ramës”,-shkruan Noka.
Pas dy vitesh ndarje, grupi parlamentar demokrat u mblodh në selinë qendrore të PD nën kryesimin e Gazmend Bardhit, i cili njoftoi bashkimin përmes një deklarate për shtyp. Bardhi vuri theksin tek procesi i bashkimit, si rruga e vetme për një mendje racionale, duke lënë pas të shkuarën e hidhur të PD-së.
Ai tha se sot demokratët bëhen bashkë për të dalë në terren, për tu kthyer nesër në forcë udhëheqëse në qeveri. Ai nënvizoi disa linja ku duhet të ecë PD, duke nënvizuar orientimin pro-amerikan dhe pro europian dhe rrugëtimin që duhet të bëjnë bashkë demokratët.