Mbledhja e dy Kuvendeve, Edi Rama: Thaçi i mungon kësaj salle. Shqiptarët kanë më shumë të drejta
Për herë të parë, në kuadër të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet mbledhja mes parlamentarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Ceremonia nisi me himnin e Kosovës për t’u pasuar me atë kombëtar shqiptar. Ligjvënësit e të dy vendeve e ngritën në këmbë për të nderuar himnet kombëtare përpara se të niste seanca e jashtëzakonshme plenare.
Rama tha se shqiptarët sot, 110 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kanë më shumë të drejta se kurrë me parë. Ai u shpreh besimplotë se njohja e Kosovës do të vijë shumë më shpejt se ç’u desh për të shpallur pavarësinë si shtet, ndërsa solli në vëmendje fakti se edhe shqiptarët në RMV e Mal të Zi kanë sot një kryeparlamentar dhe kryeministër.
“Dy emra do të sjell këtu në vëmendje pa të cilët nuk mund të kuptohet as ardhja në këtë ditë, as vazhdimësia pas kësaj dite, LDK dhe UÇK. Të dyja këto lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot pasi u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon”, tha Rama.