Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltarët e opozitës akuzojnë: Veliaj i çon 6 mln euro inceneratorit

Këshilltarët e Këshillit Bashkiak dolën në një deklaratë për mediat pas përfundim të mbledhjes, ku kanë akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se nuk u dha fjalën gjatë kësaj mbledhjeje.

Ilir Alimehmeti tha se Këshilli Bashkiak i vendosi 6 mln euro të tjera në dispozicion inceneratorit të Tiranës.

“Sot Këshilli Bashkiak i vendosi 6 mln euro të tjera në dispozicion inceneratorit që është në sekuestro. Nuk mund të ishim dakord”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Endrit Braimllari tha se Veliaj po punon vetëm për interesin e tij personal.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Veliaj i çon 6 mln euro inceneratorit që është nën sekuestro nga SPAK dhe kjo është absurde”, ka thënë Braimllari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?